Site icon Telegrafi

Besimi: Me ribalancin e buxhetit mundësohet zbatimi i pakos së katërt të masave ekonomike anti-Covid

“Me ribalancin e buxhetit mundësohet zbatimin e pakos së katërt të masave antikrizë, që synohet të sigurojë qëndrueshmëri të aktiviteteve të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, të rimëkëmben aktivitete të caktuara, të sigurojë stabilitetin e transferimeve sociale dhe të sigurojë politika të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e një strategji dalje të shpejtë, me qëllim për të vazhduar me trendet pozitive të ekonomisë vendore, kur kriza të ketë mbaruar”.

Këtë e tha sot Ministri i financave Fatmir Besimi, në Komisionin parlamentar për buxhet dhe financa, ku ka nisur debati për rebalancin e buxhetit.

“Grupi i katërt i masave ka tre shtylla. E para është menduar për qytetarët, segmenti shoqëror që u referohet qytetarëve dhe standardit të tyre për përballimin e kësaj periudhe. Shtylla e dytë i referohet sektorit privat, pra aktivitetit ekonomik dhe vendeve të punës, të gjitha aktivitetet që përfshijnë likuiditet, stabilitet financiar dhe rimëkëmbje ekonomike. Shtylla e tretë nënkupton stabilitetin fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi. Masat e synuara do të zbusin ndikimin në kompanitë e prekura vendore duke stimuluar konsumin privat dhe duke mbështetur sektorin privat”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 196.3 miliard denarë dhe ato janë planifikuar në nivel pothuajse identik në krahasim me planin, ndërsa shpenzimet totale janë planifikuar në nivelin prej 253 miliard denarë ose 4.1%, pra rreth 10 miliard denarë më të larta në lidhje me planin.

Bazuar në të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara, deficiti pozicionohet në vlerën 56.6 miliard denarë, pra 8.4% të BPK-së.

 

 

Exit mobile version