Site icon Telegrafi

Besim Ademi tregon se çfarë do t’i kthente të rinjtë në vendlindje

Tashmë është publikuar episodi i katërt në emisionin “Liderët e rinj” nga Telegrafi Maqedoni. I intervistuar kësaj radhe ishte 19 vjeçari, Besim Ademi nga qyteti i Gostivarit. Në këtë episod ai rrëfeu për qëllimet dhe synimet e tij në të ardhmen, gjithashtu edhe për idetë që ai kishte në lidhje me vendin ku jeton.

Fenomeni i largimit të të rinjve nga vendlindja, veçanërisht kohëve të fundit është prezent shumë, ndërkohë për Besimin kjo ndodhte si rezultat i papunësisë, sigurisë dhe kushteve elementare për jetesë. Ndërkaq, sipas tij e vetmja gjë që do t’i kthente ato sërish në vendlindje do të ishte një sistem i ri i shtetit ku do të ofroheshin më shumë vende pune dhe nuk do të kishte problem me sigurimin pensional dhe atë shëndetësorë.

Edhe Besimi kishte menduar të largohet nga vendlindja, por ai për arsye studimi, sepse sipas tij shkollimi në vendin tonë nuk është shumë efikas. E mesa duket, Finlanda ishte vendi i tij i preferuar ku do të donte të jetonte.

Ndërkaq, sa i përket synimeve dhe qëllimeve të Besimit në të ardhmen, planifikonte të studionte shkenca kompjuteri ose siguri kibernetike dhe të kishte mundësinë që të kujdesej sa më mirë për familjen e tij.

“Të jenë të drejtpërdrejtë, largpamës dhe korrekt”, ishte mesazhi i tij për rininë.

 

Exit mobile version