Skuadra e madhe turke, Besiktas ka bërë lëvizjen e parë për të tentuar afrimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.
Besiktasi është e etur në përforcimin e skuadrës, pasi duan të përsëritin suksesin e sezonit të kaluar, duke u stolisur me titullin kampion.
Kështu, sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, drejtuesit e Besiktasit kanë etiketuar një emër të madh për ta sjell në skuadër.
Ky medium raporton se drejtuesit turk janë në kontakt me agjentin e Ibrahimovicit, Mino Raiola, për një lëvizje në Stamboll gjatë këtij vitit.
Suedezi 36-vjeçar shihet në Besiktas si zëvendësim perfekt për sulmuesin turk, Cenk Tosun, i cili u shit para disa ditësh te Evertoni në Ligën Premier.
TMW ka raportuar më parë këtë javë që Unitedi nuk do të qëndronte në rrugën e Ibrahimovicit nëse ai dhe Raiola e gjejnë një klub të ri.
Për sulmuesin e madh evropian ka oferta të shumta nga Kina dhe MLS-ja Amerikan dhe ato priten të zyrtarizohen gjatë dy muajve të ardhshëm.
Ashtu si Kina dhe kampionati amerikan, edhe afati kalimtar në Turqi zgjat deri në shkurt. /Telegrafi/