Telegrafi

Besiktasi krijoi një skuadër të denjë për 2.2 milionë euro!

Besiktas tashmë ka kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

E gjithë kjo pas barazimit të marrë kundër Portos me rezultat 1-1, e cila gjë bëri që të arrij kuotën e 11 pikëve, katër më tepër se portugezët e vendit të dytë.

Për bardhezinjtë është hera e parë që ka kaluar në fazën e eliminimit të ligës më elitare evropiane për klube.

Por, ajo që ka bërë bujë të madhe është formacioni titullar i “Shqiponjave të Zeza”, i cili është krijuar pothuajse me lojtarët që ka transferuar falas.

Në fakt, vetëm tre futbollistë prej 11 sosh Besiktasi ka shpenzuar para për t’i sjell në skuadër.

Ricardo Quaresma, Adriano dhe Tolgay Arslan i kanë kushtuar skuadrës turke 2.25 milionë euro.

Tosic, Pepe, Tosun, Hutchinson, Fabri, Babel dhe Gonul janë blerë si transfere të lirë ndërsa Anderson Talisca është huazuar.

Kujtojmë pothuajse me këtë formacion Besiktas është shpallur edhe kampion i Turqisë. /Telegrafi/