Telegrafi

Besiktasi e do Gerrardin si trajner

Legjenda e Liverpoolit, aktualisht trajner i Rangers, Steven Gerrard pëlqehet shumë nga klubi i madh turk, Besiktas.  

Klubi bardhezi momentalisht gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në ligë pas shtatë ndeshjeve, me vetëm dy fitore.

Paraqitjet e dobëta dhe pozita në tabelë kanë bërë që klubit të tronditet dhe të mendojë ndryshimet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Besiktasit

Sipas mediumit beIN Sports Turkey, Besiktasi do të emërojë presidentin e tyre të ri javën e ardhshme.

Presidenti i ri thuhet se ka të ngjarë të zëvendësojë menaxherin e tyre Avdullah Avci, i cili mund të shkarkohet.

Ky medium shton se Besiktasi mund të bëjë që anglezi Steven Gerrard të jetë objektivi i tyre numër një për bankinë. /Telegrafi/