Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez i njohur ndryshe si Chicharito mund të largohet nga West Ham United.
Meksikani ka shkëlqyer që pas rikthimit në Ligën Premier me West Hamin duke shënuar gola të rëndësishëm.
29-vjeçari së fundmi është bërë objektiv i Manchester Unitedit që dëshiron ta rikthejë atë në klub.
Chicharito ishte pjesë e ‘Djajve të Kuq’ nga viti 2010 deri në vitin 2014 kur iu bashkua Bayer Leverkusenit pas një huazimi një vjeçar te Real Madrid.
E tani Jose Mourinho po kërkon ta ketë atë në klub si zëvendësues.
Por rikthimi i tij në ‘Old Traford’ duket i vështirë, pasi në garë është futur edhe gjiganti turk Besiktas.
Kampioni aktual i Turqisë dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë dhe e shohin Hernandezin si sulmuesin ideal.
Sipas medieve angleze West Ham është e gatshme ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë mbi 20 milionë funte.
Në 17 ndeshjet e këtij edicioni në Ligën Premier, Hernandez ka shënuar katër gola. /Telegrafi/