Klubi i futbollit Besiktas mbron vendimin e ditëve të kaluar për të mos luajtur ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës kundër Fenerbahce në rast se ankesa iu refuzohet prej Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF).
Ndeshja e dytë gjysmëfinale në mesin e këtyre dyja ekipeve është ndërprerë më 19 pill në minutën e 57, kur rezultati ishte 0-0.
Tifozët e Fenerbahçes gjuajtën gjësende ku njëra prej tyre goditën në kokë trajnerin e Besiktasit, Shenol Gunes, i cili u rrëzua për toke.
Pas kësaj, policia hyri në fushë dhe në tunel parandaloi sulmin e tifozëve ndaj zyrtarëve të klubit.
Ekipi i Besiktas shkoi në dhomën e zhveshjes dhe më nuk doli në fushë, gjë që shkaktoi edhe ndërprerjen e ndeshjes.
TFF-ja vendosi të vazhdojë ndeshjen më 3 maj, por Besiktasi nuk e ka ndërmend të dal në fushë.
Mediat turke njoftuan se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdgan personalisht e thirri kryetarin e klubit të Besiktasit, Fikret Orman dhe i kërkoi të vazhdonte ndeshjen.
Ndryshe, finalisti i parë i Kupës së Turqisë është Akhisar Belediye Spor që ka eliminuar pas dy takime me rezultat të përgjithshëm 3-2 Galatasarayn. /Telegrafi/