Telegrafi

Besiktas prezanton Alvaro Negredon

Alvaro Negredo edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e Besiktasit.

Kjo e fundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi ta zgjatjes edhe për një vit.

Sulmuesi spanjoll do të përfitojë 4.5 milionë euro në vit ndërsa Valencia ka arkëtuar 2.5 milionë euro me rastin e shitjes së lojtarit.

Gjatë karrierës, 31-vjeçari ka luajtur edhe për Real Madridin, Sevillan, Manchester Cityn ndërsa të gjitha transferimet e tij deri më tani kanë kushtuar 65 milionë euro.

Ai ka shënuar 174 gola në 424 paraqitjet për skuadrat e ndryshme evropiane. /Telegrafi/