Pezullimi i përkohshëm i kampionatit turk në futboll ka bërë që disa klube të kenë edhe krizë financiare.
Një prej tyre është edhe gjiganti Besiktas, i cili tashmë ka edhe probleme ligjore me një futbollist.
Bëhet fjalë për Loris Kariusin, i cili ka paditur klubin ku është huazuar nga Liverpooli për mos marrjen e pagave dhe tashmë FIFA ka nisur hetimet rreth këtij rasti.
Në fakt, “Shqiponjat e Zeza” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e portierit dhe në mënyrë të njëanshme ka shkëputur kontratën me gjermanin.
Karius tashmë gjendet në shtetin gjerman ku po kërkon angazhim të ri gjersa bardhezinjtë turk janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Karius ishte bashkuar me Besiktasin në formë huazim në vitin 2018 gjersa ka kontratë të vlefshme me skuadrën angleze të Liverpoolit. /Telegrafi/