Ashtu siç kishin paralajmëruar, ashtu edhe vepruan.
Besiktas nuk ka dal të luajë takimin e ndërprerë javë më parë në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales me Fenerbahçen.
E gjithë kjo pasi që trajneri i skuadrës bardhezinj, Shenol Gunes ishte goditur me gjësende të forta në kokë, me ç’rast i ishte qepur koka dhe më pas është dërguar në spital.
Kampioni aktual turk ishte lutur edhe nga presidenti i shtetit, Recep Tayyip Erdogan të paraqitet në fushë “Shqiponjat e Zeza”, me arsyetimin se problemet i shkaktuar pjesëtarët e organizatës terroriste, Gulen, këta kanë refuzuar të zhvillojnë ndeshjen e ndërprerë në të 57 minutë.
Pas kësaj, futbollistët e Fenerit kanë zhvilluar një seancë stërvitore në një stadium të zbrazur pa shikues pasi që vendasit ishin dënuar duke larguar të gjithë tifozët.
https://www.youtube.com/watch?v=Syd2E_d7TKg
Theksojmë se takimi i parë mes këtyre dyja skuadrave ishte i barabartë pasi që rezultati në semafor tregonte shifrat 2-2.
Ndryshe, takimi pritet t’i takojë verdhekaltërve, ku në finale do të takohen me Akhisar Belediye Spor, e cila eliminoi Galatasarayn. /Telegrafi/