Telegrafi

Besiktas konfirmon bisedimet me Milot Rashicën, futbollisti niset për Stamboll dhe bën me dorë simbolin e klubit turk

Besiktas ka konfirmuar se tashmë kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Milot Rashicës dhe Norwichin.

Klubi turk duket se do ta mpsohtë Galatasarayn për shërbimet e yllit të Kosovës.

“Kanë filluar bisedimet me lojtarin dhe klubin e tij Norwich City FC për transferimin e futbollistit profesionist Milot Rashica”, thuhet në njoftimin e Besiktasit.

Lexo po ashtu Nga Turqia e cilësojnë si 'bomba e afatit kalimtar': Rashica ka marrëveshje me rivalin e Galatasarayt

Vushtrriasi duket se është pajtuar me kushtet e tyre, pasi është publikuar një foito kur shihet duke e bërë simbolin e Besiktasti me dorë.

Suimboli i klubit turk është shqiponja, ndërsa Rashica shihet në avion, rrugës për në Stamboll.

Rashica, i cili sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje për Galatasarayn, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asistime. /Telegrafi/