Besiktas ka konfirmuar se tashmë kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Milot Rashicës dhe Norwichin.
Klubi turk duket se do ta mpsohtë Galatasarayn për shërbimet e yllit të Kosovës.
“Kanë filluar bisedimet me lojtarin dhe klubin e tij Norwich City FC për transferimin e futbollistit profesionist Milot Rashica”, thuhet në njoftimin e Besiktasit.
Vushtrriasi duket se është pajtuar me kushtet e tyre, pasi është publikuar një foito kur shihet duke e bërë simbolin e Besiktasti me dorë.
Suimboli i klubit turk është shqiponja, ndërsa Rashica shihet në avion, rrugës për në Stamboll.
Rashica, i cili sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje për Galatasarayn, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asistime. /Telegrafi/