Besiktas ka filluar të mendojë për përforcimet e reja për janar, por edhe në afatin kalimtar të verës.
Kështu skuadra turke po kërkon me ngulm anësorin e Bayern Munichut, Arjen Robben.
Madje, kampioni i Turqisë ka ndarë rreth 6.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e holandezit, transmeton Telegrafi.
Transferimi mund të realizohet pasi që 32-vjeçari nuk po gjen shumë hapësirë në ekipin bazë të bavarezëve prej që drejtimin e kampionit të Bundesligas e ka marr italiani, Arjen Robben.
Këtij të fundit, ndryshe kontrata i mbaron në qershorin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/