Skuadra turke është shumë e interesuar për portierin kolumbian, David Ospina.
Portieri i Arsenalit, David Ospina mund të bashkohet me kampionët e Turqisë, Beshiktashin.
Sipas Daily Mirror, Beshiktashi është shumë e interesuar për portierin kolumbian dhe dëshiron ta transferoj gjatë këtij afati kalimtar.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Edhe skuadra angleze është e interesuar të shes Ospinan, pasi nuk bënë pjesë në planet e klubit, që nga transferimi i Peter Cech nga Chelsea.
Megjithatë, Topçinjtë po kërkojnë 3.5 milionë funte për portierin e kombëtares kolumbiane, teksa turqit dëshirojnë t’i ulin pak çmimin, por marrëveshja është afër. /Telegrafi/