Futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati fitoi Topin e Artë si lojtarja më e mirë në botë për vitin 2024, dhe pas ceremonisë në Paris, ajo tregoi një histori me kolegun e saj mashkull, Lamine Yamal.
Ylli i ri i Barcelonës ishte shumë kurioz dhe e pyeti Bonmatin nëse emri i saj ishte i shkruar në Topin e Artë.
Megjithatë, kur ajo i afroi çmimin për të parë dhe mbajtur, 17-vjeçari spanjoll refuzoi shkaku i besëtytnisë.
“Ai më pyeti nëse Topi kishte emrin tim në të, dhe unë i thashë po, dhe e pyeta nëse donte ta prekte. Ai tha: “Jo, jo”. Yamal refuzoi, duke thënë se nëse e bënte, do të ishte fat i keq”, ka zbuluar Bonmati për Mundo Deportivo.
The best players in the world are from La Masia. pic.twitter.com/etXdvKY3Q0
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 29, 2024
Bonmati thotë se ka kaluar pak kohë edhe me Dani Olmon dhe ka vlerësuar lojtarët e Barcelonës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin korrekt.
Meqë ra fjala, Yamal përfundoi i teti në renditjen për Topin e Artë në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Olmo ishte i 13-ti. /Telegrafi/
“Is your name on it, Aitana?”
Yes, Lamine, it has her name on it. We hope that someday you will have your name on it too. pic.twitter.com/v6N2ecxNtD
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 30, 2024