Site icon Telegrafi

Besa, tjetër bashkëpunim me Dr. Mic

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, do të publikojë së shpejti bahkëpunimin e saj të ri, i njëjti me verën e kaluar – është reperi i Babastars, Dr. Mic.

Por, kësaj radhe kënga është realizuar nga Flori Mumajesi, mësojnë burimet e sigurta të Telegrafit.

Kënga është paraparë të lansohet më 22 korrik, një javë kur pritet të lansohen edhe shumë këngë të tjera pretendente për hitin e verës.

Mbetet të shihet nëse Dr. Mic dhe Besa do të arrijnë të sjellin një këngë tjetër ritmike sikurse ajo e verës së kaluar që u titullua “Zejemër”. /Telegrafi/

Exit mobile version