Me fillimin e sezonit veror artistët shqiptar kanë nisur me publikimin e projekteve muzikore.
Ajo që vihet re edhe këtë vit është numri i madh i bashkëpunimeve që po sjellin këngëtarët, dhe një i tillë është paralajmëruar edhe së fundmi.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son.
Artisjta ka publikuar edhe kopertinën e këngës që mban titullin “Si kalama”, ndërsa ka thënë se numërimi prapa për lansimin e këngës ka filluar.
“Kam një befasi për shqipet e mia. “Si kalama” ft Lyrical Son, numërim prapa ka filluar, -8 ditë”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e postimit.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitu dyshja e njohur, por padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.
Kujtojmë që projekti i fundit e Besës është “En equilibre” që u lansua pak ditë më parë, ndërsa Lyrical Son së fundmi erdhi në bashkëpunim me Alban Skënderaj me këngën “Ndalma”. /Telegrafi/