Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Besa Kokëdhima dhe reperi Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.
“Si kalama” titullohet kënga e tyre e re, e cila vjen e gërshetuar me këngën tjetër të Besës, “Machoman”.
Të dy këngët janë punuar nga vet Besa, gjersa në këngën “Si kalama” ka kontribuuar edhe këngëtarja tjetër e njohur, Elvana Gjata.
Ndërkohë, vargjet e tekstit janë shkruar nga Besa në bashkëpunim me Petrit Sefajn, ndërsa Lyrical Son ka shkruar pjesën e tij.
Këngët janë vizualizuar edhe me klipe, të cilat i janë besuar produksionit PropaGANDA. /Telegrafi/