Këngëtarja e njohur për publikun Big Mama dhe aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku, duket se ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Ka qenë Besi, ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë këngëtares më se i buzëqeshur.
Duke qenë të dy karaktere karizamtikë, duket se dyshja e kanë gjetur mjaft mirë gjuhën e përbashkët për të bërë një bisedë mes shakave.
E kjo shaka duket se është reflektuar edhe në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën Besi e etiketon Big Mamën si “gjysmë nga mendja”.
Ndërkohë e fejuara e tij Xhensila Myrtezaj, ka komentuar me dy figura emotive në formë zemre, duke shprehur dashuri për të ty. /Telegrafi/