Ish-mesfushori i dikurshëm i Interit, Nicola Berti, është i bindur se zikaltrit do të ishin në nivel me Juventusin nëse nënshkruajnë me Arturo Vidalit.
Kiliani është në rrugë të mirë për t’u bërë lojtar i skuadrës së Luciano Spallettit pasi besohet se skuadrat janë pajtuar për 20 milionë euro.
“Me Vidalin, Interi do të ishte shumë i mirë”, ka thënë Berti për La Tercera.
“Më të vërtetë më pëlqen si lojtar. Ai shënon dhe vrapon në gjithë fushën. Ai është lojtar që jep shumë në fushë dhe lufton për çdo top. Shpresoj që është e vërtet dhe ai vjen”.
“Ai do jep shumë në çdo aspekt, si lojtar dhe lider. Me Arturon, ne do të ishim në një nivel me Juventusin”.
“Mund t’ju siguroj se do të ishim për Scudetto, shpresoj të luajmë një rol të rëndësishëm edhe në Ligën e Kampionëve”.
“Vidal-Nainggolan? Vetëm imagjinojeni! Ata janë dy lojtarë të mëdhenj me shumë energji”, tha për fund Berti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fGZ8PPQEFjI