Site icon Telegrafi

Bertan Asllani e shpëton aktoren turke nga vdekja! Por, në serial (Video)

Bertan Asllani është rikthyer sërish në ekranet televizive. Kësaj radhe këngëtari është rikthyer në rolin e një aktori.

Këngëtari ka kohë që është zhvendosur në Turqi, atje ku edhe po zhvillon karrierën artistike.

Ai së fundi është bërë pjesë e serisë “Goç Zamanı (Koha e Migrimit), ku shfaqet në rolin e Emres, transmeton Telegrafi.

Seria ka filluar të transmetohet në kanalin televiziv e mirënjohur turk, “Star tv”.

Në njërin nga episodet ai i shpëton jetën një aktoreje turke teksa po mbytej në një pishinë, ndërsa kjo e fundit e falënderon për këtë gjest aktorin shqiptar.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.  /Telegrafi/koha/

Exit mobile version