Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Bert Kunders, sot pasdite ka dërguar një video mesazh deri tek votuesit e Maqedonisë, duke ju bërë thirrje qytetarëve, se rruga drejt BE-së varet nga vullneti i votuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Holanda është mik i demokracisë së Maqedonisë. Për disa ditë Maqedonia do të gjendet në një udhëkryq historik. Si ministër i Punëve të Jashtme të Holandës, nuk mund të marr qëndrim për ndonjë parti politike, megjithatë, e kam borxh t’i theksoj vlerat evropiane”, janë disa nga fjalët e Kunders, ku fjalimin e plotë mund t’a shihni në videon e mëposhtme.
Kunders gjithashtu theksoi se qytetarët e Maqedonisë, duhet të bashkohen kundër korrupsionit dhe të votojnë për sundimin e të drejtës./Telegrafi/