Juan Bernat nuk është aspak i lumtur te Bayern Munchen.
Mbrojtësi spanjoll që pas largimit të Pep Guardiolës nga bavarezët nuk shihet më si titullar dhe këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje që nga fillimi.
23-vjeçari ka kontratë deri në 2018 me Bayernin dhe në pozita të tilla qëndrimi i tij për sezonin e ardhshëm është shumë i vështirë ndaj dhe në verë pritet të ndryshojë skuadër.
Për të nuk mungojnë konkurrentët, por në ‘pole position’ është pikërisht Guardiola që mund ta afrojë atë te Man. City.
Skuadra tjera të interesuara për të janë edhe Barcelona, Sevilla dhe Arsenal, të cilët janë në gjurmët e tij prej kohësh.