Telegrafi

Bernardo Silva pritet të largohet nga City, skuadrat spanjolle pas tij

Bernardo Silva ka kërkuar largimin nga Manchester City dhe duket se kjo gjë do të ndodh gjatë verës.

Me ardhjen e Jack Grealish tek kampionët e Anglisë, hapësirat për portugezin janë më të vogla.

Pep Guardiola e ka pranuar se Bernardo Silva ka kërkuar largimin, derisa ka thënë se klubi pret ofertën e duhur për ta shitur.

E ardhmja e portugezit duket se do të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Atletico Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat që duan shërbimet e reprezentuesit portugez.

Mesfushori ofensivë pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Diego Simeone, derisa atë e do edhe Barcelona, por katalunasit kanë probleme financiare dhe duket e vështirë për ta marrë.

Edhe Tottenham Hotspur mbetet në garë për lojtarin, pasi mund të kërkojë nga City ta përfshijë në ofertë për Harry Kane.

Gjithsesi kampioni në fuqi i Anglisë e vlerëson rreth 60 milionë euro 26-vjeçarin portugez. /Telegrafi/