Telegrafi

Bernardo Silva ka kërkuar largimin nga Man City, dy gjigantët e La Ligës opsion për portugezin

Bernardo Silva ka bërë kërkesë për tu larguar nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit.

The Athletic shkruan se Bernardo ka marrë tashmë vendimin për t’u larguar nga Man City qershorin e ardhshëm dhe vendosmëria e tij është e qartë: ai dëshiron të luajë në La Liga dhe do të dëgjojë ofertat e Barcelonës dhe Real Madridit.

Silva nuk donte të negocionte largimin e tij për afatin e janarit pasi nuk kishte ndërmend të largohej në mes të sezonit, por i ka kërkuar Man Cityt që ta linte të largohej gjatë verës.

Agjenti i tij tani është në kontakt me Barcelonën dhe Real Madridin.

PSG-ja është gjithashtu e interesuar, por e di  që lojtari do të luajë në Spanjë. /Telegrafi/