Site icon Telegrafi

Bernardo Silva ishte milimetra larg regjistrimit të një prej asisteve më të mira në historinë e Ligës Premier

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva prodhoi momentin më të mirë të pjesës së parë gjatë ndeshjes të së dielës pasdite në Ligën Premier kundër Liverpoolit.

Në minutën e 19-të në Anfield, portugezi kanalizoi ‘Lionel Messin’ e tij të brendshëm me një vrapim mjaft të jashtëzakonshëm që filloi nga brenda pjesës së Citizens.

Lexo po ashtu Shkëlqeu Salah: Liverpool 2-2 Manchester City, notat e lojtarëve

Ai kaloi Jordan Hendersonin në mes sikur të mos ishte atje para se të anashkalonte Andreë Robertsonin dhe Fabinho me lëvizje të mrekullueshme.

Silva më pas e gjunjëzoi Virgil van Dijkun dhe i dha një pasim perfekt Phil Fodenit, me goditjen e tij që u ndalua nga portieri Alisson.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi spektakolar mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt - katër gola, por pa fitues

Kjo pa dyshim do të ishte regjistruar në mesin e asistimeve më të mëdha të të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Manchester City dominoi në periudha të mëdha gjatë pjesës së parë, por në fund mori vetëm një pikë, pasi derbi u mbyll 2-2. /Telegrafi/

Exit mobile version