Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Bernardo Silva thuhet se ka vendosur për një transferim në La Liga përpara sezonit 2021/22.
Reprezentuesi portugez është lidhur fort me një largim nga kampionët e Ligës Premier, pasi humbi sigurinë e tij në formacionin titullar në muajt e fundit.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i prirur për të mbajtur ish-yllin e Monacos, por atij mund t’i duhet të largojë lojtarë të caktuar pasi synon të përfundojë marrëveshjet për Harry Kane dhe Jack Grealish.
Sipas mediumit Daily Mail, 26-vjeçari tani ka zgjedhur të shfrytëzojë mundësinë në rritje për t’u larguar nga Etihad, me Spanjën që është destinacioni i tij i preferuar këtë verë.
Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet se po monitorojnë situatën me interes të vërtetë, por situatat e tyre financiare përkatëse mund ta bëjnë një transferim të vështirë.
Me katër vite të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale me Cityn, Guardiola ka të ngjarë të kërkojë rreth 60 milionë funte për të filluar çdo bisedim të mundshëm për largim. /Telegrafi/