Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur shqetësimin e tij rreth situatës së krijuar në klub me lëndime, me Bernardo Silvan si lojtarin e fundit që i është bashkuar listës së të lënduarve gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve.
Manchester City doli fitues me rezultat 3-1 në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdas, aty ku edhe mbeti i lënduar mesfushori portugez, i cili u detyrua të largohet nga fusha një minutë pa përfunduar pjesa e parë.
Mungesa e tij në fushë u vërejt shumë, teksa ai u zëvendësua nga prurja e re Jeremy Doku.
Pas ndeshjes, Guardiola tha se Silva do të jetë jashtë fushave për disa javë.
🔵5️⃣🚑
Pep Guardiola faces further selection headaches as injury list grows!🤕Currently: Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Matteo Kovacic & John Stones faces spells injured.
However, Bernardo Silva could be on the sidelines after injury in the UCL yesterday.Who replaces Silva? pic.twitter.com/LT6X2bkwsp
— TransfersRadar (@TransfersRadar) September 20, 2023
Humbja e Silvas, një figurë e rëndësishme në ekip, është një goditje e fortë për kampionin aktual të Anglisë dhe Evropës.
Jo shumë kohë më parë, ata humbën shkaku i lëndimeve edhe lojtar si Kevin De Bruyne, Jack Grealish, Mateo Kovacic dhe John Stones.
“Ne jemi duke u përballur me një situatë të vështirë. Ky është realiteti i kësaj ndeshje, dhe ne duhet të pajtohemi me të. Me lojtarët që kemi këtu, ne do të vazhdojmë përpara. Për aq kohë sa e kemi këtë mentalitet, gjërat janë mirë”, ka thënë Guardiola.
Manchester City ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Nottingham Forest në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, teksa vazhdojnë të mbeten lider i tabelës me 15 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/