Telegrafi

Bernardeschi shumë afër Juventusit

Juventusi duket se nuk po flen gjatë afatit kalimtar veror.

Blerjet e mëdha nga Milani dhe aktiviteti i Interit e Romës kanë alarmuar Juventusin.

Pas transferimit të Szczesnyt dhe De Sciglios, tash thuhet se Bernardeschi është afër nënshkrimit me Bianconerët.

Ishte shpresuar se marrëveshja do të kompletohej brenda pak orëve, por Sky raporton se nuk ka ndonjë marrëveshje definitive mes dy klubeve.

Sky po ashtu raporton se Juventusi ka bërë ofertë për Savicin e Lazios.

Marrëdhëniet me lazmon s’janë të mira për shkak të çështjës Keita Balde i cili pritet të kalojë te Interi pavarësisht këmbënguljes së Bianconerëve.

Bernardeschi është lojtar që Juve po e kërkon me ngulm, por edhe aty ka punë me Interin. /Telegrafi/