Telegrafi

Bernardeschi mbërrin në Torino, pritje e jashtëzakonshme për yllin italian (Video)

Kampioni i Italisë, Juventus ka arritur të bëjë një transferim të madh në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë për vete sulmuesin e talentuar, Federico Bernardeschi.

Reprezentuesi italian ka mbërritur në Torino për testet mjekësore, ndërsa pritja për të ka qenë e jashtëzakonshme.

Shumë tifozë dhe gazetar kanë dalë para klinikës JMedicial ku Bernardeschi po bën testet mjekësore.

Sulmuesi anësorë pritet të marrë numrin 10 te Juventusi, numër që e barti stinorin e fundit edhe te Fiorentina. /Telegrafi/