Telegrafi

Bernardeschi: Kujt nuk do t’i pëlqente të kalonte te Juve

Federico Bernardeschi është i lidhur me një kali te Juventusit, ndërsa lojtari ka thënë se kush nuk do ta pëlqente një kalim te Bianconerët.

Juve është vënë pas në ditët e fundit për ta siguruar mesfushorin e Fiorentinës edhe përkundër rivalitet të madh mes klubeve.

“Ka qenë një sezon i mirë, jam rritur shumë sikurse disa bashkëlojtarë te Fiorentina. Jam gati për startin e ri”.

“Ku? Mendoj që te Fiorentina në kampin e tyre. Juve? Nuk e di, jam i qetë dhe nuk e kam me ngut”.

“Besoj se secili duhet ta kryej punën e tij. Unë e kamë time, dhe përpiqem ta bëjë në mënyrën më të mirë”.

“Nuk ka të bëjë me agjentin tim dhe klubin. Nuk ndërhyjë, por po e përsërisim, që nuk e kam me ngut. Por, kujt nuk do t’i pëlqente të luante me Juventusin?”

“Të themi se është një moment i çuditshëm për mua në këto momente”, ka thënë Bernardeschi. /Telegrafi/