Bernardo Silva mund të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të kësaj vere.
Anësori portugez po kalon nëpër një formë të shkëlqyer në këtë edicion te Citizens, por synimi i tij është të luajë diku tjetër.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Silva ëndërron të luajë në një të ardhme të afërt te Real Madridi.
Portugezi është një fans i Los Blancos dhe i ka kërkuar agjentit të tij që të synojë një marrëveshje me Real Madridin.
Kontrata aktuale e Silvas te Manchester City skadon në verën e vitit 2025, por Citizens nuk do ta lëshojnë atë aq lehtë.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier mund të kërkojë mbi 100 milionë euro për anësorin, me Real Madridin që ende nuk ka shfaqur ndonjë interesim serioz. /Telegrafi/