Telegrafi

Bernadeschin e ndanë vetëm tre milionë euro me Juventusin

Federico Bernardeschi është shumë pranë kalimit te kampioni i Serie A, Juventus.

Këtë të fundit raportohet se e ndajnë tre milionë euro me reprezentuesin italian.

Lojtari raportohet se bardhezinjve do t’iu kushtoj rreth 40 milionë euro.

Por, negociatat kanë ngecur tek bonuset që i takojnë lojtarit dhe Fiorentinës në rast të paraqitjeve të suksesshme të anësorit.

Megjithatë, në orët e ardhshme mund të ketë një zhbllokim të situatës dhe të kompletohet transferimi i lojtarit të violave.