Telegrafi

Berisha: Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jashtë Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim me Listën Serbe.

Në një postim në Facebook, Berisha thotë se LVV po dakordohet me Listën Serbe për t’i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jashtë Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së. Goxha fort i kemi pasë thy dhëmbët tu i mbrojtë veteranët. Boll shumë e kishit pasë votu Jugosllavinë”, thotë Berisha. /Telegrafi/