Valon Berisha ka thënë se Kosova ka qenë më e mirë se Sllovenia, mirëpo u mungoi efikasiteti.
Kosova humbi 1-0 në shtëpi ndaj sllovenëve, por që zhvilluan një lojë mjaftë të mirë e karakterizuam me shumë raste.
“Krijuam raste të mira, mirëpo nuk kishim efikasitetin për të shënuar brena zonës së 16-metërshit”, ka thënë Berisha për Super Sport.
“Ne kemi lojtarë që dinë të përfundojnë aksionin, mirëpo duhet të kemi goditje më të fuqishme”.
“Duhet të kemi më shumë entuziazëm dhe të gjuajmë më fuqishëm. Të gjithë që e kanë shikuar ndeshjen e dinë se kemi qenë më të mirë”.
“Ata kishin vetëm një shans dhe shënuan. Ne tentuam ta fusnim në pozitë jashtë loje, mirëpo dështuam, gabimi ishte i imi”, ka shtuar më tej mesfushori ynë.
Kosova ka vetëm një pikë aktualisht në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pas tri ndeshjeve të zhvilluara, derisa ndeshja e radhës është ajo me Greqinë që zhvillohet në javën e ardhshme. /Telegrafi/