Site icon Telegrafi

Berisha si kapiten tek Salzburgu, lavdërohet për paraqitjen e tij

Valon Berisha e ka nisur në mënyrë mjaftë të mirë edicionin e ri me skuadrën e tij Red Bull Salzburg.

Reprezentuesi i Kosovës ka marrë shiritin e kapitenit dhe si lider në fushë ka marrë mjaftë lëvdata.

Mediat austriake e kanë quajtur atë një lider të lindur, derisa shkruajnë se po udhëheq me mjaftë sukses Salzburgun si kapiten.

Berisha ishte titullar dhe luajti gjatë 90 minutave në fitoren e Salzburgut në udhëtim tek Viitorul 1-3 duke mbajtur shiritin e kapitenit në krahë.

Pas kësaj fitore në udhëtim, Salzburg ka bërë një hap të madh drejt grupeve të Ligës së Evropës.

Ndërkohë mesfushori kosovar pritet të jetë përsëri titullar edhe ditën e diel kur Red Bull Salzburg takohet me St. Polten. /Telegrafi/

Exit mobile version