Site icon Telegrafi

Berisha: Rita, Dua dhe Ermali, shqiptarët që na bëjnë krenarë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka uruar artistët shqiptarë për suksesin në MTV EMA.

Rita Ora ishte nikoqire e evenimentit të madh muzikor në Evropë, ndërsa njëkohësisht ishte edhe e nominuar në kategorinë ‘Dukja më e mirë’. Megjithatë, këtë çmim nuk e fitoi.

(Foto: Getty Images)

Dua Lipa u shpall artistja e re më e mirë duke nënshtruar një konkurrencë të fortë, kurse Ermal Meta iu gëzua çmimit për këngën më të mirë italiane.

Në garë ishte edhe Shkëlzen Kastrati – Xen për këngën më të mirë zvicerane, por ai nuk ishte fitues.

Lexo po ashtu Të gjithë fituesit në ‘MTV EMA’, sukses i madh për artistët shqiptarë

“Shqiptarët që na bëjnë krenarë! Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta; tre yjet qe ishin më të mirët mbrëmë në MTV”.

(Foto: Getty Images)

“Edicionin e sivjetshëm në ‘MTV Europe Music Awards’ në Wembley të Londrës e drejtoi këngëtarja e famshme, Rita Ora”.

“Dua Lipa u shpall artistja e re me mirë duke mposhtur konkurrentë të fortë, ndërkohë që Ermal Meta triumfoi për veprën më të mirë italiane. Urime!”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version