Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e cilësoi sulm politik ndaj reformave të tij hetimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK për korrupsion.
Në një komunikim për mediat të mërkurën Berisha tha se çdo pushtet përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama përmes 4-5 prokurorëve të tij në SPAK.
“Dje ju njoha me njohjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 për qind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra shqiptarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre dhe destinacione të tjera. Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 për qind të shumës për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë.
Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 për qind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë”, tha Berisha.