Prokuroria e Posaçme SPAK ka njoftuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se duhet të paraqiten të mërkurën për t’i njoftuar zyrtarisht përfundimin e hetimit.
Edhe Argita Berisha, në konferencën për shtyp, konfirmoi që Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë thirrur në SPAK për firmosjen e mbylljes së hetimeve. Malltezi pohoi se nga diskutimet paraprake me avokatët u është sugjeruar që nuk është e nevojshme për të shkuar për të firmosur.
Ajo shtoi se mund të ketë edhe vendim tjetër deri të mërkurën, duke lënë të hapur mundësinë që Berisha dhe Malltezi mund të paraqiten në SPAK.
Ditën e sotme, SPAK i komunikoi përfundimin e hetimit biznesmenit Fatmir Bektashi, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë” dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”.