Site icon Telegrafi

Berisha paraqitet në SPAK, dhjetëra qytetarë mblidhen në mbështetje të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata.

Pranë SPAK janë mbledhur dhe një grup simpatizantësh të tij të cilët thonë se e kanë marrë njoftimin nëpërmjet mediave dhe kanë ardhur aty. Po ashtu edhe deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së po qëndrojnë jashtë ambienteve të SPAK.

Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi më 6 janar pasi atij ju rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.

Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.

Berisha, është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Exit mobile version