Site icon Telegrafi

Berisha: Në të ardhmen mund të kualifikohemi si Islanda

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha është parë i dëshpëruar pas humbjes së Kosovës ndaj Islandës, por mendon se në të ardhmen mund të kualifikohen sikurse kjo kombëtare e vogël.

Kosova humbi 2-0 në udhëtim te Islanda, por Berisha mendon se zhvilluar një lojë të mirë, por kundërshtari ishte shumë i vështirë, pasi arritën të kualifikohet si e para e grupit.

Lexo po ashtu Kosova i përmbyll kualifikimet me humbje, Islanda në botëror për herë të parë në histori (Video)

Kualifikimi në botëror i Islandës ka lënë mbresa te Berisha, i cili mendon se një gjë të tillë mund ta bëjë edhe Kosova në të ardhmen.

“Normalisht se jemi të dëshpëruar. Kemi bërë një lojë të mirë, por po kemi bërë edhe gabime”, ka thënë fillimisht Berisha për Supersport Kosova pas ndeshjes.

“Kemi luftuar deri në fund, pasi e kemi ditur që Islanda është e mirë. Si vendas kanë atmosferë fantastike nga tifozët. Jemi munduar të vijmë tek rastet, por finalizimi nuk ishte i duhur”.

Lexo po ashtu Bunjaku emocional pas ndeshjes së fundit me Kosovën: Jam krenar me këta djema

“Mendoj se jemi në rrugë të mirë. Kemi nevojë për durim. Në të ardhmen mendoj se edhe ne do ta ndjekim rrugën e Islandës. Edhe ne mund të bëjmë diçka historike si ata”.

Berisha u pyet më vonë se pas golit me Finlandën në ndeshjen e parë, a ka pritur se do të pësojnë nëntë humbje rresht, ndërsa u përgjigj se e dinte se do ishte vështirë.

Lexo po ashtu Trajneri i Islandës: Kualifikim historik për në botëror, më vjen keq për Bunjakun

“E kam ditur se do të jetë një rrugë e vështirë, pasi kemi pasur ekipe të forta dhe vetëm me Finlandën kemi qenë të njëjtë”.

“Në të ardhmen, mendoj se edhe ne mund të bëjmë diçka historike si Islanda”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version