Site icon Telegrafi

Berisha, Meta dhe dosja tjetër e Gërdecit, Dumani flet për hetimet që po kryen SPAK

LSA

Në një takim informal me gazetarët kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK Altin Dumani, iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime, apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Mes çështjeve të nxehta që janë në organin e akuzës, Dumani u ndal dhe te arsyet pse SPAK nuk iu drejtua Kuvendit për të kërkuar autorizim për dhënien e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Dumani theksoi në përgjigjen e tij se Kuvendit të Republikës nuk mund t’i jepen kompetenca të cilat nuk i ka, raporton Euronews Albania.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, tha ai.

Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”

Kreu i SPAK pranoi hetimin e një fraksioni tjetër për Gërdecin, e cila është mbledhur në një dosje të veçantë sipas tij. “Është një dosje që po punohet, nuk është dosje e fjetur”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version