Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Serie A te Lazio.
Futbollisti që e përfaqëson Kosovën ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare për klubin e ri, ku u transferua nga Red Bull Salzburg.
25-vjeçari ka bërë një postim në Instagram për të shprehur lumturinë e tij në lidhje me transferimin që i ka kushtuar Lazios 7.5 milionë euro.
UFFICIALE 🤝
⚪️🔵 Valon #Berisha è un nuovo calciatore de #LaPrimaSquadraDellaCapitale! #WelcomeBerisha 📝 https://t.co/ZyXQatzI6b pic.twitter.com/YN0GnVoLmK
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 3, 2018
“Me kënaqësi ju njoftoj se kam nënshkruar me Lazion. Çfarë dite për mua dhe familjen time”.
“Kush do ta imagjinonte se një fëmijë i vogël nga një qytet i vogël në Norvegji (Egersund) do të arrinte në qytetin e madh të Italisë (Romë). Ëndrrat bëhen realitet”.
“Mezi pres t’i takoj bashkëlojtarët e mi te Lazio, mezi pres të filloj, tash nis puna e madhe. Forca Lazio”, ka shkruar Valoni, ndërsa postimit ia ka bashkëngjitur hashtagët se Zoti është më i madhi dhe e ka falënderuar Zotin.
Berisha e ka nisur karrierën në Akademinë e klubit Egersund, ku ka luajtur më pas edhe për ekipin e parë. /Telegrafi/