Site icon Telegrafi

Berisha: AKR do ta ketë 20 për qind të elektoratit (Video)

Valon Berisha nga AKR ka folur për çështjen më të nxehtë në Kosovë muajt e fundit, Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në emisionin ‘Rrokum Roll” të TV Rrokum tha se AKR mendon se duhet të gjeendet një konsensus i plotë politik për këtë çështje.

“Duhet të ftohen ekspertë vendorë në mënyrë që të kemi sqarime të sakta, sepse këta janë lënë pak anash, dhe nuk është marrë si bazë ekspertiza e tyre sa i përket Demarkacionit”, ka thënë Berisha.

Ai ka folur edhe për gjendjen aktuale të partisë së tij, ku ka thënë se në tërë Kosovën është duke u strukturuar AKR-ja, ku tha se në zgjedhjet e ardhshme synohet t’i fitojë 20 për qind të elektoratit./Telegrafi

Exit mobile version