Mesfushori kosovar, Valon Berisha pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale, Red Bull Salzburg.
Pas pesë stinorëve të suksesshëm, Berisha është i gatshëm për të bërë një hap më të madh në karrierën e tij.
Mediat austriake kanë shkruar se e ardhmja e kosovarit pritet të jetë kampionati anglez Liga Premier.
Është skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit anglez, Brighton Albion e cila ka shprehur interesim për transferimin e Berishës.
Reprezentuesi i Kosovës, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 10 asistime në Bundesligën austriake.
Për ta bindur Salzburgun të heqë dorë nga ylli i tyre, Brighton ëhtë e gatshme të shpenzojë rreth pesë milionë euro.
Para se të transferohej në Salzburg, Berisha ka qenë pjesë e skuadrës norvegjeze Viking. /Telegrafi/