Site icon Telegrafi

Bëri zhurmë të madhe në Big Brother VIP, Big Mama: Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, qëndroi për një kohë të shkurtër brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por ishte një nga banoret më të zëshme.

Ajo u përfshi shpesh herë në debate e madje edhe për një situatë të krijuar me Antonela Berishën vendosi që të largohej nga shtëpia.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, artistja nga Tetova theksoi se nuk është pishman për asgjë që ka bërë.

Foto: YouTube

“Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, e di ndoshta dikush më ka paragjykuar por unë e di një gjë se njeriu i drejtë dhe i sinqertë gjithmonë poshtërohet, por edhe një gjë e di se e drejta zhytet por nuk mbytet, ashtu siç u dëshmua dje”, u shpreh Big Mama.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Mama

E pyetur nëse i erdhi keq që doli, ajo tha: “Për daljen nuk jam penduar, më vjen pak keq, por kisha dashur që të rri akoma në atë shtëpi”.

Krijuesja e “Akoma të dua” doli saktësisht ditën e premte (24 dhjetor) pas një debati me Berishën.

Ndërsa kjo e fundit u largua nga shtëpia në spektaklin e ditës së djeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version