Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se i ka bërë presion dhe ka ngacmuar një femër.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 03.11.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti edhe në prezencë të policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/