Sara Gjordeni u përjashtua në spektaklin e së martës nga Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pas një sherri që pate me banoren tjetër të shtëpisë, Françeska Muratin, në një skenë në tualet.
Sidoqoftë, ajo ka qenë këtë herë e ftuar në ‘E diell’, ku mes tjerash u pyet edhe për një status që kishte bërë për Kiara Titon, gjatë kohës që prezantuesja ishte në BBVA.
Modelja thekson se statusi ka qenë totalisht personal për shkak të një deklarate që kishte bërë kundrejt saj.
“Për mua Kiara nuk ishte lojtare, nuk kishte strategji. Nuk mund ta krahasoj me veten në lojë. Statusi që kam bërë për Kiarën ka qenë totalisht personal një deklaratë e saj nëpërmjet një miku tonë të përbashkët. Kur jam pyetur për mendimin tim personal për të, kam hedhur atë story”, u shpreh ajo.
E njëjta theksoi: “Në asnjë moment nuk kam dhënë koment nëse është apo jo e vërtetë romanca me Luizin. Kjo është përgjigja ime”.
Sara ndryshe në BBVA 3 nisi një lidhje dashurie me reperin nga Kumanova, Bardhin. /Telegrafi/