Inter Miami nuk ka pasur asnjë mëshirë për punonjësin e stadiumit DRV PNK Stadium di Fort Lauderdale, i cili nuk i ka rezistuar tundimit për t’i kërkuar një autograf Lionel Messit kur e ka parë argjentinasin.
Ngjarja është rrëfyer për La Nacion nga vetë personi, i quajtur Cristian Salamanca.
“Më është dashur të pastroj banjat e zonës ku parkohen autobusët”, ka thënë fillimisht ai.
“Fatmirësisht isha jashtë kur ka ardhur autobusi dhe kanë zbritur të gjithë lojtarët. I fundit ka qenë Messi. Ka mjaftuar t’i thërras: ‘Ej, kampion bote; dhe është kthyer më ka shikuar'”.
Në atë moment burri ka bërë diçka më shumë dhe i ka kërkuar autografin: “Kam ngritur fanellën e uniformës së punës dhe poshtë saj kisha atë të Argjentinës dhe një stilolaps”.
“Më dha autografin e tij. Siguria ka ardhur menjëherë dhe më ka nxjerrë jashtë. Më kanë shkarkuar, por ia vlejti”, ka zbuluar më tej ai. /Telegrafi/
😳 Él es Cristian Salamanca, el colombiano que echaron del trabajo en Miami por pedirle un autógrafo a Messi.
🗣️ “Me tocó limpiar los baños del sector donde estacionan los buses. Estaba ahí afuera afortunadamente cuando llegó el micro y bajaron todos los jugadores".
Sigue… pic.twitter.com/Aw1zS7MVNV
— Bolavip Colombia (@BolavipCo) August 4, 2023