Telegrafi

Bëri hapat e parë para syve të prindërve, reagimi i tyre ishte mbresëlënës kur panë djalin duke ecur pa ndihmën e askujt  

Asnjë prind nuk ka dëshirë të humb arritjet e fëmijës, e nganjëherë do të jepnin gjithçka që ato momente të munden sërish t’i përjetojnë.

Një prej arritjeve të para janë hapat e parë të fëmijës, e prindërit shpesh mundohen gjithçka të bëjnë që t’i bindin të ecin dhe të vrapojnë në përqafimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Por, këto ditë një video është bërë virale ku reagimet e prindërve kur shohin të birin duke bërë hapat e parë në një moment krejt të papritur, ka bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën.

Nëna dhe babai po qëndronin të ulur duke shikuar televizor në dhomën e ndejës, e djali i tyre fillimisht mbahej për shtrati dhe më pas vazhdoi ecjen pa ndihmën e askujt.

Prindërit e shikonin në ankth, e tërë situatën e ka filmuar kamera e instaluar në dhomën e ndejës. Vogëlushi kthehet kah prindërit, i shikon dhe lëshohet në tepih.

Të gëzuar me atë që panë, vrapuan për ta përqafuar dhe t’i tregojnë se ajo çfarë bëri ishte diçka shumë e madhe.

“Djali im sot ka bërë diçka shumë të madhe”, ka shkruar ky baba në TikTok, ku momentin emocionues e shpërndau dhe u shikua nga më shumë se 18 milionë njerëz. /Telegrafi/

@ninjaman87He WALKED it out!! 😎👶🏻

♬ original sound – 🍒